3 persona kanë rënë në prangat e policisë në Morinë pasi kanë tentuar të kalonin drogë në kufi.

Sipas njoftimit të policisë, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

Njoftimi i policisë: 

Morinë, Kukës

Policia Kufitare godet një rast në tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

SH.D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re