DURRES- Kontrollet intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës godasin përsëri dhënien ndihmë për kalim të parregullt të kufirit dhe tentativat për kalim të parregullt në vendet e BE. Gjatë procedurave të përbashketa të Degës Doganore Durrës, Skanerit dhe kontrollit në vijën e dytë nga Policia Kufitare u konstatuan katër persona brenda një traileri. Në vijim veprimet janë kryer nga Specialistët për Trafiqet në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës me arrestimin e dy shtetasve.

Më datë 06.05.2018, gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në brendësi të një mjeti, trailer janë konstatuar disa shtetas. Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Trafiqet në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Mariglen Mema 24 vjeç, banues në Shijak, drejtuesi i mjetit tip trailer;

• Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re