Skip to content

Tentuan të kalonin kufirin me dokumentacion të falsifikuar, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë

  • 12/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy shtetas Kosovarë janë arrestuar nga autoritetet në portin e Durrësit, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumentacion të falsifikuar.

 

Specialistet e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” shtetasit:

 

F. R., 31 vjeç dhe B. B., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë