Partia Socialiste ka bojkotuar sërish Komisionin Hetimor për “Check-up” dhe sterilizimin.

Gjatë mbledhjes së sotme në Kryesi janë paraqitur vetëm anëtarët e opozitës. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi është shprehur se takimi nuk mund të zhvillohet për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërsa sa i takon mbledhjes së kaluar ku mazhoranca miratoi e vetme rendin e ditës dhe kërkesat për informacion, Albana Vokshi e ka konsideruar si “ilegale dhe ilegjitime”, duke shtuar se PS ka tentuar të rrëmbejë drejtimin e Komisionit.

“Ky bojkot i mazhorancës vjen nga një mbledhje ilegale, ilegjitime ku deputetët e mazhorancës ku më në krye nën.kryetarin Plarent Ndreca, në shkelje të rregullores u mblodhën në mënyrë ilegale duke uzurpuar duke tentuar të rrëmbejnë drejtimin e këti Komisioni. Nuk iu mjafton vetëm pasja e mazhorancës në këtë komision, por kanë tentuar në mënyrë të vazhdueshme të rrëmbejnë drejtimin e këtij Komisioni. Kryesimi i komisioneve i takon nismëtarit.

Vijimi i mbledhjes së fundit është e paligjshme, kemi kërkuar kryetares së Kuvendit që t’ia përcjellë shkresën tonë për anulimin e mbledhjes dhe pavlefshmërinë e vendimeve të marra. Sot kemi firmosur një shkresë tjetër që do t’ia përcjellim kryetares së Kuvendit, ku vëmë në dukje shkeljet e ligjit, votime të paprecedenta, janë goditje për hetimin parlamentar.

Në këtë mbledhje për mungesë kuorumi nuk mund të shqyrtojmë disatën herë kërkesat për informacion pasi ligji që kanë bërë na pengon”, tha ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re