Policia e Shtetit ka vijuar aksionin në kuadër të parandalimit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim si dhe procedohen penalisht gjashtë të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re