Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër pasi tentuan të vjedhun një banesë në fshatin Bërdicë. Policia bën me dije se të arrestuarit janë R.D, nga Vlora dhe K.Ll, nga Fushë Miloti, të dy 23-vjeçarë.

Ndërkohë vijon puna nga Policia për ngjarjet të cilat mund të jenë të implikuar këta persona apo bashkëautorë të tjerë.

NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT

Tentojnë të vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re