Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 46-vjeçarin S.B., ndërsa është shpallur në kërkim Th. B., 36 vjeç, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës.

 

Sakaq shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës. Shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re