Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Endri Beqiraj si të arrestuarin në datën 14 Mars në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës.

 

Bashke me një tjetër shtetas të identifikuar dhe shpallur në kërkim Julo Rrokaj sipas policisë së Vlorës, ata kanë goditur me armë kundrejt një bariu, Gëzim Lekës për ti marrë këtij të fundit lekët.

 

Policia pas telefonatës së këtij shtetasi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale, teksa në komunikatën e saj për media tregon se këta dy shtetas kanë patur për qëllim vrasjen e Gëzim Lekës.

 

Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokaj të përfshirë në këtë ngjarje i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re