Policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe një 23-vjeçar, i cili së bashku me një person tjetër të arrestuar 5 ditë më parë tentuan t’i merrnin një shumë prej 4 mijë euro pronarit të një mobilierie.

Policia sqaron se “23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit”.

23-vjeçari me iniciale A.K ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua teksa merrte shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Njoftimi i policise

Vijon operacioni policor i koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua teksa merrte shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re