Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjate fjalës së i tij në mbledhjen e Këshilli i Mandateve për mandatin e Olta Xhaçkës, është shprehur se ka qenë mazhoranca ajo që ka penguar procesin.

“Ju keni tentuar të bllokoni këtë gjë, nuk kishit ndërmend ta fusni në rend dite. Nuk jeni penguar nga protesta jonë, se ju e fusnit në rend të ditës dhe e ndalonim protestën ne. E keni vonuar dy vite, miratoni ligjin për Portin e Durrësit dhe ligje që japin 500 milion euro koncesione, por për këtë ju paska penguar protesta e opozitës”, tha ai.

Bardhi u shpreh se çështja e mandatit të Xhaçkës të shqyrtohet në themel në Kushtetuese dhe ta ndajnë anëtarët e GJK, nëse është apo jo në papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit ashtu siç ka ngritur opozita.

Ndër të tjera, deputeti demokrat ka ironizuar kolegët e mazhorancës, duke i thënë “kur ju duhet gjykata Kushtetuese thoni “rroftë”, tani që godet ministren tuaj, thoni ‘ shiko se i është imponua deputetëve të Kuvendit, ne jemi sovran”.

 

Bardhi: Ka dy vendime të Kushtetueses, ku thuhet se duhet një vendim Kuvendi që të vihet në lëvizje GJK. Kuvendi nuk është mbi kushtetutën dhe kontrollohet nga GJK. Nuk ka çfarë shqyrtimi të mocionit të bëj Këshilli, tani kemi detyrim të zbatojmë vendimin. Ky vendim e ka thënë që duhet të miratoni raportin e pakicës. Nëse kolegia juaj nuk ka asgjë për të fshehur, çështja të shqyrtohet në themel në Kushtetuese dhe e ndajnë anëtarët e GJK më pas nëse është apo jo në papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit ashtu siç ka ngritur opozita.

Ju keni tentuar të bllokoni këtë gjë, nuk kishit ndërmend ta fusni në rend dite. Nuk jeni penguar nga protesta jonë, se ju e fusnit në rend të ditës dhe e ndalonim protestën ne. E keni vonuar dy vite, miratoni ligjin për Portin e Durrësit dhe ligje që japin 500 milion koncesione, por për këtë ju paska penguar protesta e opozitës. Nuk kërkon shumicë të cilësuar, nuk ju pengonim dot ne sepse i kishit votat. Këtë përrallën e pengesës së opozitës mos ja shisni shqiptarëve.

Ju morët një ekspert, paguam një ekspert qe tu lexonte tre paragrafë të GjK, ishte një taktikë e qartë. Ai ju tha që keni për detyrë ta çoni në Gjykatë kushtetuese. E kishit si taktikë ta vonojmë dhe dy muaj, morët pushimet. Thoni ishim në protestë, pse nuk e futët ën shtator ju, në shtator në nuk ishim në protestë, ishim ne Kuvend. Nuk jemi këtu për 1/5, për vendimin numër dy të GJK, jemi për vendimin numër 1. S’keni asnjë arsye për të mos e çuare në Kushtetuese. Kur ju duhet gjykata Kushtetuese thoni “rroftë”, tani që godet ministren tuaj, thoni ‘ shiko se i është imponua deputetëve të Kuvendit, ne jemi sovran”.  Gjykata Kushtetuese i imponohet cilido mbi ne. Ka forcë të barabartë me Kushtetutën dhe me ligjin. Raporti jonë është në përputhej me Kushtetutën, t’i përcillet në seancë për votim, ta votojmë të gjithë me konsensus dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatë Kushtuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re