Ndërruan jetë në mënyrë natyrale apo komplot? Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë kur ndërruan jetë këta personazhe shumë të famshëm. E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme.

Kështu mund të përshkruhen shuarja e disa prej VIP-ave përgjatë historisë. Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas shuarjes së tyre. Pse? Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.

1.Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed

Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.

2.Jeff Buckley

Ai dyshohet se hyri në lumin Wolf i veshur, sipas mikut të tij Keith Fonti i cili ishte me të. Trupi i tij u gjet pesë ditë më vonë

3.Bruce Lee

Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm, por teoritë tregojnë për një vrasje.

4.Elvis Presley

Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis.

Teoritë tregojnë për vetëvrasje për shkak të numrit të sëmundjeve të pësuara.

5.Marilyn Monroe

Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit e saj raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.

6.Brandon Lee

Djali i Bruce Lee vdiq gjatë filmimit të ‘The Crown’ pasi Michael Masee e qëlloi atë.

Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.

7.Michael Jackson

Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re