Ylli i Pop-it, Madonna është censuruar nga Instagrami, pasi ka ndarë një video në lidhje me një teori konspirative për virusin.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendon se është gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihet për të lënë të pasurit të vazhdojnë të pasurohen.

Instagram iu referua videos si “Informacion i rremë” dhe pak më vonë u fshi nga Instagrami i Madonnës.

Por kjo nuk i ndaloi reagimet e fansave, të cilët u shprehën se kjo është çmenduri. Disa ndjekës të tjerë hodhën idenë se faqja e saj mund të jetë hakuar. Kjo nuk është hera e parë që Madonna ngre pretendime të tilla në lidhje me virusin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re