Administratori i televizionit “Zeni Tv” Çim Peka ka ndaluar stafin e gazetarëve për të kryer vaksinën kundër Covid-19.

Pavarësisht kërkesave të tyre të vazhdueshme për të marrë dozat e vaksinës, Peka i ka adresuar një mesazh të brendshëm për t’u mos u paraqitur në qendrat e vaksinimit ashtu si kolegët e tjerë.

Nisur nga kërkesat, ai ka shpërndarë edhe një deklaratë të zëdhënësit të tij i cili shkruan:

“I lutem gazetareve te terrenit…

Nuk ka nevoje te ktheheni dhe ju ne kavie ftuese per te bere vaksinen.

Rilindja ka sa te duash “vullnetare” makiazhi…

p.s…vaksina iu befte shendet jarebi!”, shkruan zëdhënësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re