Skip to content

Tepër e këputur nga plagët, mbërrin në QSUT Tatiana Haxhiaj që humbi bashkëshortin në zjarr (VIDEO)

Tatjana Haxhiaj ka mbërritur mbremjen e sotme në QSUT, pasi mori djegie të shumta së bashku me bashkëshortin në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës.

Bahkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj , fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe u bë viktima e parë nga zjarret ne vendin tonë.

Në videon e siguruar nga Fax News shihet teksa mbërrin në QSUT Tatjana Haxhiaj, e cila duket të jetë e vetëdijshme por tepër e këputur nga ajo që kaloi.

Ditën e sotme, një zjarr i madh përfshiu disa fshatra të Gjirokastrës, një ndër të cilët Asim Zeneli, ku fatkeqësisht pati dhe humbje jete.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb