Aerosolterapia rekomandohet shpesh nga mjekët pediatër në kushtet e bronkioliteve, por edhe në rastet e alergjive.

Klara Hoxhallari, farmaciste, tha në emisionin ‘Health o’clock’ se, pavarësisht se aerosolterapia është shumë e sigurt tek fëmijët, duhet pasur kujdes, pasi në disa raste përdorimi i preparateve pa solucion fiziologjik mund të çojë deri në takikardi tek bebet.

“Është e rëndësishme që të përdorim gjithmonë tretësirë përpara se të ndezim aparaturën. Në përgjithësi është shumë e sigurt për fëmijët, përjashtim bëjnë bebet, ndaj duhet të jemi shumë rigorozë tek mjekimi. Në rastin e bronkodilatatorëve, mund të shkaktojë takikardi tek fëmijët nëse nuk përdorim tretësirë apo i japim më shumë seç duhet,” tha farmacistja.

Në të tilla situata, ajo këshillon që prindërit të reagojnë menjëherë.

“Në raste të tilla, këshillohet që prindi ta nxjerrë fëmijën në ajër të pastër, ose t’i bëjë kompresa me ujë të ftohtë. Të dyja funksionojnë për qetësimin e fëmijës. Nëse shikojnë se nuk ka përmirësim, atëherë duhet të lidhen menjëherë me mjekun,” shtoi Hoxhallari.

Farmacistja rekomandon që aerosolterapia të bëhet vetëm sipas rekomandimit të mjekut, procesi duhet kryer në mjediset e shtëpisë dhe fëmija duhet të jetë ulur, me maskën e puthitur mirë në fytyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko