Sipas OKB-së viti 2007 ishte një pikë kthese për njerëzimin pasi për herë të parë shumica e popullsisë globale jetonte në zona urbane. Deri në vitin 2050, vlerësohet se 68% e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Në Evropë shkalla e urbanizimit është tashmë deri në 75%. Urbanizimi përkon me ritmet në rritje të sëmundjeve mendore.

TikTok dhe disa studime shkencore, duke përfshirë një punim të vitit 2022 të botuar në Scientific Report, tingujt e zogjve kanë aftësinë për të lehtësuar ankthin. Në një video virale, influencuesi @whitnylvo tha se tingujt i kujtojnë asaj ditët e para të pranverës kur moti ngrohet, humori përmirësohet dhe ju befas doni të dilni nga shtëpia dhe të hani akullore.

Nisur edhe nga 600 mijë pëlqimet e videos dhe postimet e tjera të panumërta të lidhura me zogjtë në internet, kjo terapi po “përqafohet” nga mijëra njerëz në çdo cep të botës. Disa thonë se përdorin tingujt e zogjve si një mënyrë të butë për t’u zgjuar në mëngjes, ndërsa të tjerë thanë se vendosin tingujt e cicërimës së zogjve në telefon për macet e tyre që ato të qetësohen.

Pse tingujt e zogjve janë kaq relaksues?

Sipas Carrie Torn, terapiste në Karolinën e Veriut, ka kaq shumë arsye pse këto tinguj janë të vlefshëm dhe po qarkullojnë kudo në TikTok. “Është njësoj si të sillni pak natyrë nga nga jashtë në ambiente të mbyllura,” i thotë ajo Bustle.

Kënga e një zogu mund të ndihmojë në rregullimin e sistemit nervor duke rritur përqëndrimin tuaj dhe duke qetësuar sistemin nervor. Kjo njëherësh ju mbush me nostalgji për kohët e vjetra, ndërsa sjell një rreze të ngrohtë shprese në jetën tuaj. Një ndjesi, le të themi ngushëlluese!

Një grup cicërimash do t’ju kujtojnë menjëherë pranverën, kjo është arsyeja pse zhurmat e zogjve tingëllojnë shumë bukur në fund të dimrit. Ndryshe nga muzika, e cila ndonjëherë mund të shkaktojë reagime emocionale, cicërimat e zogjve shpesh perceptohen si pozitive ose neutrale dhe kjo është arsyeja pse cicërima mund të jetë pjesa ideale për të mbyllur ditën tuaj.

Nëse nuk dëgjoni dot në këto momente ndonjë zog që cicëron jashtë, mjafton të dëgjoni një kolonë zanore me tinguj zogjsh në TikTok, YouTube ose Spotify dhe lërini cicërimat të bëjnë magjinë e tyre. Gjithashtu, dëgjimi i cicërimave të zogjve në mbrëmje është një mënyrë ideale për t’u qetësuar.

Çfarë prisni? Praktikojeni sa më shumë si terapi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re