Një 61-vjeçar akuzohet për se ka dhunuar mbesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan ku V. M akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës së tij. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi:

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “Sulë Paprri”, Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës së tij, shtetases M. C., të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm mbrojtjes. 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb