Sali Berisha ka vijuar paralajmërimet dhe kërcenimet ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Ai kishte një mesazh të drejtpërdrejt nga Tropoja për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ia them që këtu. Edvin ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqesh ta bllokosh, mjerimin do marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë që e ndal këtë revolucion. E dyta! Edvin, pengun merr e strehoje ku të duash, merre e bëje ministër, bëj ç’të duash me të. Po ne do të themi këtu para këtyre zonjave e këtyre burrave se para se të vijmë tek kutitë e votimit do votojmë një herë me këmbët dhe duart tona me protesta gjer sa të përmbysim narkoshtetin tënd, pastaj do bëhen zgjedhjet. Harroje se ngulim çadra, ne do jemi ortek”.

Ndër të tjera, Berisha i ftoi të gjithë delegatët e Tropojës që të bëhen pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 Dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re