Një ikje tjetër e madhe po trondit administratën Trump, fill pas vendimit për tërheqjen e trupave nga Siria.

Shefi i Pentagonit, Jim Mattis shpalli dorëheqjen pas një mosmarrëveshjeje me presidentin.

Ai përcolli një një letër Trump-it, botuar nga Pentagoni, ku thoshte se nuk pajtohet me Donald Trump.

“Sepse ju keni të drejtë të keni një Sekretar Mbrojtjeje, qëndrimet e të cilit janë më të mira se të tuat për këtë apo atë çështje. Mendoj se është e drejtë që unë të tërhiqem nga pozicioni im”, tha gjenerali në pension, njeriu që ishte në krye Pentagonit.

Më parë, Trump njoftoi në Twitter se Mattis po largohet nga zyra në fund të shkurtit dhe së shpejti do të emërojë një Sekretar të ri të Mbrojtjes.

Largimi i Mattis është spekuluar që nga e mërkura pasi Tramp njoftoi tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, pavarësisht nga kundërshtimet e aleatëve të SHBA dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Vendimi i Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria është kritikuar ashpër për largimin e aleatëve kurdë, të cilët mund të përballen me pushtimin turk pas largimit nga amerikanët.

Pentagoni kundërshtoi një vendim të tillë dhe Mattis, në letrën e tij të dorëheqjes, theksoi rëndësinë e mbështetjes së aleatëve, si një lloj kritike indirekte ndaj vendimit të presidentit për këtë dhe çështje të tjera.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara ekzistojnë si një komb kyç në botën e lirë, ne nuk mund t’i mbrojmë interesat tona ose të luajmë këtë rol në mënyrë efektive pa mbajtur aleanca të forta dhe duke treguar respekt për aleatët”, shkroi Mattis.

Mattis dha dorëheqjen për faktin se ai “i trajtoi me respekt aleatët amerikanë” dhe se ai përdori të gjitha mjetet e fuqisë amerikane për të siguruar një mbrojtje të përbashkët.

Jim Mattis bashkohet kështu me një listë të gjatë të zyrtarëve të lartë të administratës Trump që japin dorëheqjen ose janë larguar, disa dhe mizorisht, si Sekretari i Shtetit i Rex Tillerson, të cilit Trump e pushoi ​​në mars nëpërmjet Tëitter-it.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re