Shenja të bëri “pishman” janë shfaqur në administratën Trump në
lidhje me tërheqjen e bujshme nga Siria, shpallur ditë më parë nga vetë
presidenti i SHBA.  

Ka qenë Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton, ai që
ka deklaruar se trupat amerikane nuk do të largohen nga veri-lindja e Sirisë
derisa luftëtarët e ISIS-it të jenë mundur tërësisht dhe luftëtarët kurdë, janë
aleatë të Shteteve të Bashkuara, të jenë të mbrojtur, raporton AP.

Agjencia thekson se ky ëshë një sinjal se mund të ketë një
pauzë në tërheqje, shpallur papritmas muajin e kaluar nga Trump, duke lënë të
befasuar e në padakortësi shumë aleatë amerikanë si dhe zëra të brendshëm, ndër
to dhe Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, i cili dha dorëheqjen.

Është pohuar se Bolton ka patur një darkë pune me
kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku i ka thënë se nuk kishte asnjë afat
për tërheqjen dhe se presidenti Trump vërtet ka riafirmuar angazhimin për të
tërhequr trupat nga Siria, por se ata “nuk do të tërhiqen plotësisht deri
ISIS zhduket”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re