Skip to content

Tërhiqet Albin Kurti, pas statusit të Ramës Kosova heq tarifën 22 euroshe

Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se mauneve shqiptare në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.

Pas statusit të Ramës është marrë vendimi nga qeveria e Kosovës për anulimin e tarifës.

Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Ministria kosovare sqaron se kjo procedurë ishte vendosur për shkak të situatës me COVID-19.

Njoftim

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e kamionëve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.