Pas disa ditësh protesta nga banorët e zonës ARRSH ka marrë vendimin për kthimin në gjendjen e mëparshme të Rrugës së Rinasit.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, ARRSH njofton se levizja në këtë aks rrugor do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare.

Njoftimi:

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

 

Pas vendimit të parë për ta kthyer këtë aks rrugor me një sens levizjeje, ARRSH ka bërë një hap pas. Protesta disa ditore e  banorëve të zonës e ka bërë Autoritetin Rrugor të tërhiqet në këtë vendim duke e kthyer sërish sensin e levizjeve në dy drejtime siç ishte më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re