Firma e pastrimit të qytetit të Elbasanit është tërhequr duke shkaktuar një situatë të vështire për mbetjet në këtë qytet.

Prej disa ditësh mbetjet në qytetin e Elbasanit janë kthyer në shqetësim për qytetarët, duke mos harruar se jemi dhe në periudhë pandemie.

Pastrimin e plehrave e kanë marrë përsipër Agjencia për Shërbimin Publik, ndërkohë bashkia ka premtuar se javën tjetër mnerr fund problematika e krijuar sepse do të bëhet ç’mos që të vijë një firmë tjetër për pastrimin e mbetjeve.

Një tjetër problematike e krijuar ka të bëjë me 300 punonjës që kanë kaluar në asistencë pasi firma u tërhioq nga pastrimi i qytetit.

“Mbeten problem ende lagjet dytësore. Për të thënë se në lagjet periferike ende nuk kanë shkuar mjetet. Kjo ka sjellë që jo vetëm qyteti i Elbasanit por dhe zonat rurale të kenë mbetje të konsiderueshme dhe kontinierë që nuk pastrohen prej ditësh. Qytetarët ndihen të rrezikuar për shëndetin e tyre. Jemi në pandemi ku pastërtia duhet të ishte kryefjala por në fakt nuk ndodh kështu. Sot është pastruar vetëm vija e parë. Ndodhem në Bulevardin kryesor ku pavarësisht ndërhyrjeve të mjeteve ka sërish ndodtje. Ndotja pasterohej herë pas herë nga punonjësit e ndërmarrjes. Janë ata punonjës modest që i kthejnë pastërtinë qytetit me fshesat e tyre. Në fakt situata e rëndë pranohet dhe nga bashkia e qytetit të Elbasanit. Fillimisht ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke i bërë thirrje për durim qytetarëve. Pasi sipas kësaj të fundit brenda javës së ardhshme situiata do të kthehet në normalitet pasi janë bërë tentativat për të sjellë një tjetër firmë që do marrë përsipër pastrimin e qytetit. Derisa të vijë firma do të jetë ASHP-ja që do të bëjë pastrimin e qytetit. Sesa efikas do të jetë puna e ASHP-së mbetet për t’u parë. Po kaq shqetësues është në fakt se janë 300 punonjës të mbetur të papunë nga firma e tërhequr. Tashmë kanë kaluar në asistencë sociale”, raportoi gazetarja e Fax News nga Elbasani.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re