Prej afro një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, dhe deti është tërhequr rreth 50 metra.

Për peshkatarët e vjetër vlonjatë, dukuria lidhet me drejtimin e erës e cila  nga verilindja  ka qenë zotëruese në  territor. Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi i erës të jetë nga jugu, ndërkohë që fenomeni është i dukshëm kryesisht në orët e paradites.

Këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve  dhe nuk ka ndikuar në sasinë e peshkut që kapin.

“Janë fenomene të natyrës, ka fati një muaj që ndodhin këto zbatica. Është tërhequr deti rreth 50 metra, ka disa vite që ndodh ky fenomen, nuk ka ndikim në gjallesa. Pasdite rikthehet në normalitet”, shprehet një prej peshkatarëve.

Dukuria në brigjet e Vlorës, veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër këtë vit po vërehet më e fortë. Sipas ekspertëve forca gravitacionale e diellit dhe e hënës në këtë periudhë të vitit i thekson baticat dhe zbaticat pranverore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re