Lidhur me zgjedhjet në Universitete ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se do të veprohet sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shahini tha se universitetet janë lejuar të nisin përgatitjet që të jenë gati për zgjedhje në çdo moment që do kthehemi në normalitet.

Ajo theksoi se zgjedhjet në arsimin e lartë duan pjesëmarrjen të gjithë studentëve, duke lënë të nënkuptuar se ato nuk do të zhvillohen para përfundimit të pandemisë.

“Urdhrin për zgjedhjet këtë vit e kemi nxjerrë në janar. Pas nisjes së pandemisë bëmë një shtyrje me një muaj. Sot jemi në një situatë paqartësie. Ne duhet të marrim parasysh atë që rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Zgjedhjet duan pjesëmarrjen e shumë studentëve që të dëgjohet zëri i tyre.  Mendoj se përgatitjet duhet t’i bëjnë universitetet që të jenë gati. Edhe nëse shtyhet data ata duhet të përgatiten që të jenë gati”, tha Shahini

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re