Skip to content

Tërhiqet policia, protestuesit futen në godinën e Teatrit Kombëtar

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt janë tërhequar nga ambjentet e teatrit Kombëtarë duke lejuar të gjithë protestuesit të futen në ambjentet e brendshme.

 

Pasditen e kësaj të mërkure për shkak të rezistencës së artistëve dhe të qytetarëve ishin shtuar ndjeshëm forcat e policisë të cilat duken që tashmë kanë vendosur që të tërhiqen.

 

Ndërkohë disa prej aktorëve janë ngujuar brenda godinës, ku tashmë pas tërheqjes së policisë, protestuesit janë futur brenda ambienteve të Teatrit.