Skip to content

Tërmenti i frikshëm në Afganistan/ Shkon mbi 900 numri i viktimave

  • 22/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin.

 

BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar mbi 900 persona dhe 600 të tjerë janë plagosur.

 

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

 

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë për shtyp se të paktën 920 njerëz kanë humbur jetën dhe 600 të tjerë janë plagosur.

 

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale (21:00 të martën GMT), kur shumë njerëz ishin në shtëpi, duke fjetur.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë