Skip to content

Tërmet 7,3 ballë në Filipine, ka të plagosur dhe viktima

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë goditi Filipinet mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar katër viktima dhe 60 të plagosur.

 

Tërmeti goditi provincën malore dhe pak të populluar të Abra në Luzon, ishullin kryesor dhe më të populluar të vendit, duke shkaktuar rrëshqitje të vogla dheu dhe shembje të disa shtëpive.

 

Tërmeti ishte me magnitudë 7.1 nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), 7.2 nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) dhe 7.3 nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë Filipine (Phivolcs).

 

Shërbimet në sistemet hekurudhore të metrosë së qytetit u pezulluan përkohësisht pas tërmetit, ndërsa shumë ndërtesa të larta zyrash dhe kulla rezidenciale u evakuuan.

 

Gati 400,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si rezultat i katastrofës.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë