Turqia ne kufijte e nje katastrofe humanitare.
Vendi është goditur mengjesin e kesaj të hëne nga një termet i forte me permasa apokaliptike.
Behet fjalë për një lëkundje me magnitude 7.9 ballë me epiqënder në provincen Gaziantep.
Thellësia e lëkundjes êshtë vleresuar 25 km.
Termeti katastrofik perfshiu nje territor shume te gjere ne jug të vendit, por edhe ne disa qytete te Sirise.
Lekundja e parë shume e forte, u pasua me nje tjeter lekundje me magnitude 6.7 ballë!
Qindra viktima raportohen mes Turqisë dhe Sirisë.
Mijëra persona janë dërguar në spital, e mijera te tjere dyshohet se janë nën rrënoja.
Raportohen nje numer shume i madh ndertesash të rrafshuara, sidomos ne Gaziantep, Diyarbakir, Malatya dhe Adana ne Turqi si dhe ne Aleppo te Sirise.
Turqia ka shpallur gjendjen e emergjences nderkombetare duke kerkuar mbeshtetje per kete katastrofe.