Lëkundja e fortë e tërmetit me magnitudë 5.2 që tronditi qytetin e Korcës mëngjesin e kësaj të premte, e u ndie edhe në disa qytete, po ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni ka bërë jehonë edhe në mediat italaine.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash. Për momentin, sipas mediave, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik, dhe shumë qytetar¡ u derdhën në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditje të reja”, e nis shkrimin “Il Messagero“.

“Dridhet” gjithashtu edhe Kosova. Një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në 7.53 të mëngjesit të sotëm në jug të Kosovës. Sipas mediave serbe, epiqendra ishte 11 km në veri-perëndim të Dragasit, në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm.

Sakaq, korrespondentja e Panorama raportoi mengjesin e sotem se ne qytetin e Korces termeti kishte shkaktuar deme materiale ne disa banesa, qe ishin prekur edhe me pare ne termetin e muajit qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re