Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 4.8 ka goditur Tiranën dhe Durrësin. Tërmeti e ka patur epiqendrën në Detin Adriatik 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës.

Lëkundjet e forta u ndjenë  në disa qytete, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

 

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti?

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurtë nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re