Raportohet se në kryeqytet ka nisur panik mjaft i madh për shkak të lajmeve të rreme që po përhapen. Shumë qytetarë, kanë denoncuar në redaksinë e TPZ.al, përhapjen e lajmit se një tërmet i fuqishëm do të bjerë në orën 23:00. Ekspertët dhe të gjithë autoritetet e kanë bërë të qartë, se tërmetet nuk parashikohen, ndaj mos bini pre e alarmit fals.

Në rast të një tërmeti, largohuni nga banesa dhe ndiqni hapat e njoftuar nga autoritetet. Telefononi menjëherë policinë, apo ambulancën në rast se keni nevojë për ndihmë.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse ndërmerrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re