Skip to content

Tërmet me epiqendër në Peshkopi, ja magnituda

Një lëkundje tërmeti u ndje para pak minutash në Shqipëri.

Tërmeti u regjistrua në orën 13.38 me epiqendër 15 km në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë duke cituar EMSC.

Tërmeti kishte fuqinë 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Ai kishte thellësi 10 km gjendej 64 km në verilindje të Tiranës.

Nuk ka raporte deri tani për dëme.