Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas të dhënave nga IGJEUM, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter dhe është ndjerë rreth orës 21:53 të mbrëmjes.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Niklws, në Fushë-Krujë, ndërsa thellësia e lëkundjes është regjistruar në 5 kilometra nën sipërfaqe.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth, deri tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko