Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 u regjistrua rreth orës 5.11 në Itali, në zonën e Macerata-s, raporton tgcom, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Dëme materiale ka patur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë. Qarkullimi duhet të nisë disa orë më vonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re