Lëkundjet e tokës kanë trembur jo pak banorët e ishullit të Kretës në Greqi mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Në 19:32, sipas orës locale greke, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 shkalla richter.

 

Epiqëndra e tërmetit ka qënë në detin Egje, 54 km nga Heraklion në Kretë.

 

Lëkundja sipas qëndrës kombëtare të sizmiologjisë në Greqi, epiqëndrën e ka pasur në thellësi 28 km.

 

Nuk ka të dhëna për momentin nga autoritetet locale për dëme, përvec panikut të raportuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re