Ka nisur me lëkundje tërmeti mëngjesi i sotëm në vend.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, goditja ka qenë me magnitudë 3.9 dhe ka pasur epiqendër Korçën.

Sipas IGJEUM, lëkundja është regjistruar në orën 04:23, të këtij mëngjesi të ditës së parë të muajit korrik.

Epiqendra ka qenë dhjetë kilometër në Jugperëndim të Vithkuqit, të Korçës në një thellësi 17 kilometër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re