Tetë drejtorë burgjesh u shkarkuan, pasi kishin abuzuar me detyrën, ndërkohë që disa prej tyre rezultonin dhe me të shkuar kriminale. Lajmin e bëri të ditur ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat,  ndërsa shtoi se në 6 prej këtyre rasteve, drejtorët kishin lejuar futjen e lëndëve narkotike nëpër burgje.
 
Gjonaj tha se pas këtij vendimi do të hapet gara për 23 drejtues të burgjeve në të gjithë vendin.
 
Ministrja e drejtësisë theksoi faktin se për të gjithë drejtorët janë bërë kallëzimet penale, pasi drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re