Një tërmet i fuqishëm ka shkundur veriun e Shqipërisë. Epiqendra ka qenë 12 kilometra në verilindje të Vermoshit, por lëkundjet janë ndier deri në Tiranë.
Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me manitudë 5.4 ballë. Në qytetet ku është ndier më së shumti lëkundja, në Kukës e Shkodër, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.