Në një kohë që Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, gazetari gjermane i BILD, Peter Tiede ka arritur të kontaktojë me ish-kryeministrin, për t’i marrë atij një prononcim në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri.

Në një shkrim të tij, Teide shkruan se arrestimi i liderit të opozitës ka shkaktuar një tërmet politik ballkanik në Tiranë.

Vetë Berisha, ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi, thotë për BILD se “kemi të bëjmë me një fushatë hakmarrëse të Ramës nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare që do të organizohen në Shqipëri në 2025-ën”.

“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në 32 vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze. Ramën e konsideroj personalisht përgjegjës për përfshirjen e emrit tim në listën e sanksioneve të SHBA-ve, me informacione të rreme dhe ryshfet”, është shprehur Berisha.

Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha, ish-shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit Evropian, Elmar Brok, e shikon Tiranën me mosbesim dhe thotë për BILD: “Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe i ndalohet komunikimi edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re