Të paktën 622 persona janë shuar deri më tani dhe më shumë se 1,500 janë të plagosur në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor të dielën vonë, tha Ministria e Brendshme talebane. Numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit ende po përpiqen të arrijnë në zonat e largëta malore.
6.0 büyüklüğünde depremin meydana geldiği Afganistan’ın Kunar eyaletinde enkaz altındaki kişileri kurtarma çalışmaları devam ediyor. pic.twitter.com/hQiMmKycZx
— gdh (@gundemedairhs) September 1, 2025
Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Kunar, 27 kilometra në verilindje të qytetit të Jalalabadit, në provincën fqinje Nangarhar, në një thellësi prej vetëm tetë kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Një tërmet pasues me magnitudë 4.5 goditi të njëjtën zonë pak më vonë.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Kunar, viktima dhe të plagosur u raportuan në rrethet Nur Gul, Soki, Watpur, Manogi dhe Chapadare. Tërmeti u ndje në kryeqytetin Kabul dhe kryeqytetin pakistanez Islamabad.

Ekipet e shpëtimit po nxitojnë të ndihmojnë banorët, por komunikimet e dobëta dhe shtigjet e ngushta malore po pengojnë përpjekjet. Zyrtarët talebanë kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Afganistani ndodhet në një zonë sizmike aktive, veçanërisht në vargmalin Hindu Kush, ku përplasen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike, duke i bërë fatkeqësi të tilla të shpeshta dhe shpesh vdekjeprurëse. /tesheshi.com/



