Emergjencat Civile u kanë bërë thirrje qytetarëve me shtëpi të dëmtuara nga lëkundjet e forta të tërmeteve, që të gjejnë strehë tjetër për të kaluar natën, për të shmangur ndonjë incident potencial që mund t’iu rrezikojë jetën.

Më herët, u dha njoftimi i ngritjes së gjashtë pikave të emergjencave të vendosura në ambiente të hapura, nisur nga situata e pazakontë e orëve të fundit, ku si pasojë e tri tërmeteve të njëpasnjëshme në vend me epiqendër në Durrës, raportohen 105 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Tri tërmete tronditën vendin pasditen e sotme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re