Pas deklaratave të ministres së Arsimit, Besa Shanini sipas të cilës nxënësit duhet të kenë jastëk në rast tërmeti, akademiku Artan Fuga shkruan me ironi nëse budallallëku mund të parashikohet.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi? Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijëra njerëz?

Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! – ja plas njeri.

Nuk parashikohen – ja pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt e ka arat me misër. E shumta, mbani o kalamanj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!

Uauuuauauaaaaaa!

Ore po budallallëku a parashikohet?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re