Gjeologu Klodian Skrame, gjatë intervistës që dha për News Line në Abc News me moderatoren Viol Xhafaj foli gjithashtu edhe tërmetet e fundit që kanë tronditur Turqinë. Siç theksoi ai, rreziku nuk ka kaluar ende pasi energjia e akumuluar mes pllakave tektonike nuk është çliruar tërësisht.

Ajo që kuptojmë është se midis këtyre dy pllakave kemi një energji të akumuluar që ndodhi në një çarje tektonike me gjatësi 1600 km dhe sektorë të ndryshëm të kësaj shkëputjeje po aktivizohen. Ngjarja e fundit ndodhet më afër bregdetit dhe larg zonës së tërmetit të parë por është në të njëjtin kontakt midis pllakash.

Vazhdohet të monitorohet situata. Nuk është e thënë që të ketë tërmete si ai 7.7 por nuk mund të themi se kjo energji e akumuluar midis këtyre pllakave është çliruar tërësisht. Rreziku nuk ka kaluar dhe problemi qëndron se është një zonë ku godinat janë të dëmtuara nga tre goditjet e mëdha.

Situata është kritike, mjafton një tërmet me magnitudë 5 që të bëjë të shemben tërësisht.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re