Të tjera lëkundje tërmeti janë ndier këtë pasdite  pak kilometra larg Florinës greke (Follorinë), në të njëjtën zonë ku të dielën në mbrëmje u regjistruan lëkundjet e forta që u ndjenë në disa shtete të Ballkanit.

Lëkundjet e fundit, me gjasë pasgoditje, u regjistruan pranë Florinës, në magnitudat 4.3 dhe 3.0 Rihter. Dridhjet janë ndier ndjeshëm edhe në Korçë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re