Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter që tronditi mbrëmjen e djeshme vendin tonë është ndjerë edhe në Greqi.

 

Media vendase raportojnë se lëkundjet janë ndjerë në Follorinë dhe Kastoria, pasuar pak minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 4.1 ballë.

 

“Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 12:00 të së dielës në Shqipëri .

 

Epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km nga Tirana, ndërsa thellësia fokale sipas Institutit Euro-Mesdhetar është llogaritur në 2 km.

 

Tërmeti është ndjerë në Follorinë dhe Kastoria.

 

Për momentin nuk raportohet për dëme.

 

Një pasgoditje me magnitudë 4.1 pasoi pak minuta më vonë.

 

Tërmeti shqetësoi qytetarët e Tiranës që dolën në rrugë”, thuhet në artikull.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re