Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqiperia, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi jane tmerruar mbremjen vone te kesaj te diele nga nje termet i forte.

Lekundja me epiqender ne Follorine ( Florine) te Greqise afer kufirit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ka qene me magnitude 5.8 balle sipas shkalles Richter.

Thellesia e epiqendres nuk ka qene me shume se 8 km.

Termeti eshte ndjere shume edhe ne Shqiperi.

Lekundja ka zgjatur ndjeshem dhe ka frikesuar banore te zonave te Shqiperise se Mesme, zones jugore dhe vecanerisht juglindjes.

Ende nuk ka raportime per demet nga termeti ne zonen e epiqendres dhe me tej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re