Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Në një shënim në faqen zyrtare të ambasadës gjermanen Zingraf ka shprehur hidhërimin e tij për viktimat dhe shpreson që të gjithë të lënduarit të shërohen së shpejti.

“Pas kësaj nate të tmerrshme mendimet e mia shkojnë pranë qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë.

Shpreh hidhërimin tim për viktimat dhe shpresoj që të gjithë të lënduarit të shërohen së shpejti.

Gjermania mbështet fort Shqipërinë në këto orë të vështira.”- shkruan ambasadori gjerman. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re