Zbardhen disa nga emrat e personave të shoqëruar sot në Policinë e Durrësit, pasi prokuroria ka prerë 17 urdhërarreste për disa funksionarë në institucione shtetërore që dyshohet se kanë përgjegjësi për sigurinë e ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit.Mes tyre janë dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.

Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, kurse Arben Isaku, ish drejtori i Legalizimeve në këtë qytet, është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.

Policia ka ndaluar drejtorin e Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtorin Kujtim Hasa.

Në Komisariat janë shoqëruar edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re