Kryetari i  GP të PS, deputeti Taulant Balla ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë takimit me LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, z. Balla e falenderoi për solidaritetin që Ai tregoi për Shqipërinë menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

Duke e informuar për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara, Balla i transmetoi Princit të Kurorës se Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti.

 

“Jemi vëllezër” ishte përgjigjia e Princit të Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan dhe se Emiratet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin. Populli i Emirateve të Bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira.

 

Në takimin me Kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash, tema kryesore e bisedës ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit.

 

Princi i Kurorës dhe Kryetari i Parlamentit rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë.

 

Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën.

 

Aktualisht kemi në zbatim disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës.

 

Gjatë takimeve me autoritetet e larta të Emirateve të Bashkura ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën Sh.T.Z. Ahmed Bin Mohamed Al Jarwan, i cili do të vizitojë në javët në vijim Shqipërinë, pikërisht për të parë nga afër nevojat e Shqipërisë në procesin e rindërtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re